ODA E BESES

Salla e Odës së Besës është një sallë e mirëfilltë konferencash për evente biznesi apo takime sociale me një kapacitet për të mirëpritur deri në 100 pjesëmarrës. Kjo hapësirë është konceptuar për të mirëpritur një sërë aktivitetesh në Shqipëri, nga mbledhjet dhe prezantimet deri te aktivitetet në grup të stafit të korporatave si "retreat" apo "workshop" të ndryshëm.

Ekipi ynë i dedikuar i manaxhimit të eventeve është gati për t'ju ofruar një hapërsirë profesionale plot gjallëri dhe kulturë, e përshtatshme për të organizuar seminare, trajnime, konferenca dhe takime biznesi. Oda e Besës është e pajisur me mjete audio-vizuale të cilësisë së lartë dhe gjithashtu ofron shërbim "catering" për të përmbushur plotësisht kërkesat e çdo korporate apo organizate e cila dëshiron të organizojë një event në Tiranë.

Kjo sallë shumëfunksionale takimesh dhe eventesh në Tiranë gjithashtu shërben si një qendër për aktivitete të ndryshme kulturore dhe tregtare të cilat përfshijnë konferenca, "workshop", si dhe ekspozita të cilat paraqesin origjinalitetin e kulturës shqiptare, siç janë shfaqje të muzikës tradicionale shqiptare, "workshop" vallesh, si dhe ekspozita artizanësh. Oda e Besës gjithashtu ofron përvoja ndërvepruese si degustime verërash dhe kurse gatimi, duke u mundësuar organizatave të ndryshme të njihen më nga afër me traditat shqiptare teksa rrisin vlerësimin për identitetin kulturor të vendit. Nëse jeni të interesuar për të rezervuar këtë hapësirë profesionale për eventin tuaj të ardhshëm ose keni nevojë për ndihmë në organizimin e një eventi në Shqipëri, ju ftojmë të na kontaktoni sot.

Shfaqja 
"Albanian Night"