RRETH PAZARIT "ALBANIAN NIGHT"
Zbuloni pazarin e Albanian Night, dyqanin më të madh të suvenireve në Ballkan. Salla jonë e artizanatit paraqet më shumë se 500 artizanë shqiptarë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë, secili i specializuar në vepra unike si punime në dru, qeramikë dhe tekstile të cilat nuk gjenden tjetërkund. Në pazarin e Albanian Night do të mund të zbuloni kulturën vendase shqiptare teksa ndiqni demonstrime konkrete të gdhëndjes së motiveve të detajuara dhe krijimit të rrugicave tradicionale, ose të merrni pjesë drejtpërsëdrejti në aktivitete ku do të mësoni rreth poçarisë dhe teknikave të endjes.
Me anë të ekraneve LED ndërveprues dhe eksperiencës virtuale që do t'ju transportoj në punishten e artizanëve, pazari i Albanian Night do të shërbej edhe si qendër edukative e cila ndan kulturën tonë me vizitorët dhe i mëson gjeneratës së re të artizanëve këto mjeshtëri të cilat personifikojnë trashëgiminë shqiptare. Ndërsa eksploroni pazarin, ju do të keni mundësi të takoni artizanët që fshihen pas këtyre punimeve mbresëlënëse, duke mësuar drejtpërsëdrejti historitë e tyre, traditat dhe komunitetet të cilat ata përfaqësojnë. Çdo vizitë mbështet këta artizanë vendas, duke kontribuar në mbrojtjen e trashëgimisë shqiptare dhe zhvillimin e qendrueshëm të bizneseve familjare shqiptare.













